SPAK “shpërton” Manastirliun nga skandali i respiratorëve

230
Sigal

Skandali/ SPAK “shpëton” Manastirliun: Kitet dhe respiratoret u blenë 3 herë më shtrenjtë, por fajin e ka komisioni

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK. Sipas Top Channel, Ogerta Manastirliu është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion, por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet Covid dhe për blerjen e respiratorëve. Për të dyja këto tenderime, komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar. Por sipas burimeve pranë SPAK, hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për Covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tri herë më të lartë se sa tregu real. Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit, pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera. Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Koreja e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili. Edhe për 54 respiratorët, me një çmim 6400 euro secili, vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar. Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës, dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej.