SPAK hesht për deputët, ministrat dhe kryebashkiakët. Ca të nënës, ca të birucës

88

“Mazhoranca investohet me “mish e me shpirt” për të shpëtuar Olta Xhaçkën nga heqja e mandatit,pas shkeljes me burrin investitor strategjik. Kurse Ahmetajt  po i bëhet gati heqja e imunitetit.”

Sigal

Kur SPAK u krijua, themelimi i tij shërbeu si një festë e madhe shqiptare sidomos të atyre që kërkonin drejtësi. Investimi i madh i ndërkombëtarëve dukej sikur po jepte frute kur në dyert e SPAK u shfaqën “peshqit e mëdhenj”. Ilir Beqja ishte një prej emrave që kushedia sa herë e ka hapur atë portë në fillim. Sot, vite pas emri i tij thuajse është harruar nga drejtësia, madje dhe iu besuan fondet e ndërkombëtarëve, ai u gradua në krye të Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Ai nuk ishte i vetmi nga çunat e mirë të pushtetit që për SPAK “nuk bënin gabime”. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka,  që firmosi  për restortin e burrit si investitor partnerit strategjik në shkelje të hapur,  duket sikur u harrua po ashtu nga SPAK. Madje edhe ministrja e tanishme e shendëtësisë duket se ka trashëguar fatin e paraardhësit Beqaj, pasi edhe pse përflitet për afera nuk i hyn gjembi në këmbë. Të njëjtin fat, shpreson së fundmi ta ketë edhe Ahmetaj edhe pse zëra flasin për një kërkesë nga organet e hetimit  mund t’i drejtohet Kuvendit lidhur me imunitetin e tij si deputet. Është koha që të shohim  nëse Arbeni do të marrë të njëjta urime “Paç fatin e Xhaçkës” ndaj së cilës mazhoranca investohet me “mish e me shpirt” për të shpëtuar Olta Xhaçkën nga heqja e mandatit, qoftë me zvarritjen me justifikimin se ishin zgjedhjet, qoftë kur  Këshilli i Legjislacionit vendosi që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Asaj kohe Olta Xhaçka ishte në konflikt interesi sipas opozitës, pasi burri i saj kishte dalë si investitor strategjik. Partia Demokratike bëri një kërkesë për heqje mandati, por mazhoranca në mënyrë absurde e rrëzoi dhe çështja shkoi në Kushtetuese. Kjo e fundit u shpreh se është shkelur Kushtetuta, pasi ajo e thotë qartë se Kuvendi duhet ta kalojë çështjen në gjykatë. Për këtë arsye u kërkua që të miratohet kërkesa e Partisë Demokratike. Mirëpo mazhoranca është socialiste dhe socialistët janë specialista në shtyrjen e proceseve kur peshorja e drejtësisë nuk është nga krahu i tyre. Krejt e kundërta duket sikur po paralajmërohet të ndodh edhe me Ahmetaj. Zëra thanë se në fillim të javës që vjen pritet të depozitohet një kërkesë bashkë me realcion shpjegues për rrethanat e çështjes së Ahmetaj të regjistruar në SPAK. Mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do të procedojë me shpejtësi, apo nëse do ta vonojë e vonojë si dikur me Saimir Tahirin. Deputeti Alqi Bllako, ish-ministri Lefter Koka ishin ‘kurbanët’ e parë për aferën e inceneratorëve. Tanimë Arben Ahmetaj ka tërhequr vemendjen e këtyre ditëve për shdërvjelltësinë që ka kur hyn e del nga dyert e SPAK. Në çështjen ndaj tij mes provave përfshihen pagesat korruptive të pronarit të kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto, i cili i ka mbuluar Arben Ahmetajt dhe grave të tij shpenzimet për udhëtime dhe akomodim në hotele me 5 yje të Evropës nga viti 2013 deri në vitin 2018, ndërkohë që Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët në cilësinë e ministrit në prill të vitit 2014. Gjatë hetimeve, SPAK, përmes letërporosive, ka konfirmuar pagesat korruptive të Zotos në favor të Ahmetajt. Mes provave, përfshihet vila F 22, në kompleksin “Valamar” që Klodian Zoto ka porositur dhe ia ka dhuruar Ahmetajt, ndërsa ky i fundit e ka kamufluar vilën me mikun e tin Gerian Kuke dhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha. Mes provave, përfshihet vila F 22, në kompleksin “Valamar” që Klodian Zoto ka porositur dhe ia ka dhuruar Ahmetajt, ndërsa ky i fundit e ka kamufluar vilën me mikun e tij Gerian Kuke dhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha. Fati i tij i keq mesa duket është që s’ka një partnere investitore “strategjike” se në të kundër vërtet do të kishte vend shprehja “Paç fatin e Xhaçkës”.

Kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar edhe  plot gjashtë kryetar bashkish të zgjedhur prej tij, ndërsa nën hetim janë shumë të tjerë. Lefter Alla, Shpëtim Gjika dhe Fatos Tushe, janë arrestuar në detyrë për korrupsion, ndërsa Shukri Xhelili, Agim Kajmaku dhe Elis Roshi janë arrestuar për shpërdorim detyre, trafik droge apo dhe mashtrim me formularin e dekriminalizimit.

Kryebashkiakë të arrestuar                                               Të hetuar

Lefter Alla- Bulqizë                                                Valdrin Pjetri- Shkodër

Fatos Tushe- Lushnje                                            Qerim Ismailaj-Mallakastër (kërkesë për arrest)

Agim Kajmaku- Vorë                                             Mark Babani- Vau Dejës

Shukri Xhelili – Dibër                                            Dritan Leli – Vlorë

Elvis Roshi-Kavajë

Shpëtim Gjika- Vlorë

Të preferuar?

Olta Xhaçka

Ilir Beqja

Ogerta Manastirlu

Kurbanë

Lefter Koka

Alqi Bllako

Samir Tahiri

Në pikëpyetje

Arben Ahmetaj