Spaho & Alolli: Emigrantët korçarë të Greqisë, më 11 shkurt në Tiranë

114

Korça në protestën e 11 shkurtit të shpëtojmë të ardhmen e fëmijeve tanë

Sigal

Nga Vepror Hasani

 

Vërshimi I njerëzve parashikohet të jetë masiv. Korça nuk ka mbetur prapa. Parapërgatitjet e nisura ditë më parë do të vijojnë e do të thellohen, pasi do të kontaktohet me çdo banor të këtij rajoni. “Shpëtimi i të ardhmes së fëmijëve tanë, tashmë është në rend të ditës

Ditën e diel Partia Demokratike dega Korçë mblodhi Kryesinë e Partisë. I pranishëm ishte edhe deputeti Edmond Spaho, gjithashtu edhe kandidatja për kryetare bashkie Ledina Alolli. Mbledhja e kryesisë u përshkua nga një padurim që ndihej tek të gjithë të pranishmit. Pjesëmarrja e qytetarëve të Korçës në protestën e 11 shkurtit duhet të  jetë nga më të mëdhatë që është shënuar ndonjëherë deri më tani – një uragan i vërtetë. Për këtë arsye, pjesëmarrës në këtë revoltë nuk do të jenë vetëm demokratët, anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët, por edhe çdo qytetar i këtij qarku, të cilët do tu bashkohen qytetarëve të ardhur nga gjithë vendi. Vërshimi I njerëzve parashikohet të jetë masiv. Korça nuk ka mbetur prapa. Parapërgatitjet e nisura ditë më parë do të vijojnë e do të thellohen, pasi do të kontaktohet me çdo banor të këtij rajoni. “Shpëtimi i të ardhmes së fëmijëve tanë, tashmë është në rend të ditës”, u shpreh çdo i pranishëm në mbledhje.  Me Edi Ramën as fëmijët tanë nuk do të kenë të ardhme, ajo që dihet ç’mund të ndodhë me këtë kryeministër, është pasiguria. Ky është shqetësimi që ka përfshirë gjithë vendin. Dhe e vërteta është se Korça po lëviz, sepse nuk mund të shpresohet që Rama edhe pse është i përfshirë nga frika dhe paniku nuk mund të japë dorëheqjen vullnetarisht. Atij i duhet të fshihet pas këtij posti, deri sa të mundet. “Por kjo nuk do të zgjatë shumë, – ishte konkluzioni i të gjithëve, – ai po shkon drejt funditë vet; fundi i tij është i pashmangshëm.

Jo vetëm anëtarësia, por edhe qytetarët

Tashmë nuk do të punohet vetëm me antarësinë, por edhe me qytetarët, është koha të bëhemi të gjithë bashkë përballë kësaj të keqe të madhe. “Optimizimi është i madh, – u nënvizua në këtë takim, –  numri i përkrahësve po vjen në rritje, qytetarët po kërkojnë ndryshimin medoemos, kërkohet një jetë më e mirë dhe shpresë, sepse vendi po braktiset. Gjithashtu nga të dhënat që u servirën në mbledhjen e Kryesisë rezultoi se jo vetëm Korça por edhe banorëët e Pogradecit, të Devollit, të Pustecit, të Kolonjës, të Maliqit, të Leskovikut dhe  mbarë qarkut po i vijnë në mbështetje Partisë Demokratike. Gjithëkund shprehet habi nga intelektualët dhe  qytetarët: “Si mund të qendrojë ky njeri akoma kryeministër pas gjithë atyre që shkruhen, thuhen dhe dëgjohen ngado. Po shkruan jo vetëm shtypi i vedit, por edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Asnjë shqiptar nuk ndihet i nderuar nga ato që dëgjon për kryeministrin e vendit  të vet. “Që të gjitha këto,  u nënvizua në kryesi, – po rrisin radhët e Partisë Demokratikë; kjo e vërtetë do të shihet e do të dëgjohet  më së miri më 11 shkurt”. Nuk është larg, dita po  mbërrin. Çdo ditë e më tepër, strukturat e Partisë Demokratike po bëhen më aktive dhe më të pranishmeme në jetën e qytetarëve. “Shpëtoni të ardhmen e fëmijëve tanë” – është refereni i vetëm dhe i kudodëgjuar në udhë, kafene, sheshe e rrugë.

Emigrantët e Greqisë: Do të vijmë edhe ne!

Nga raportimet që u bënë në mbledhjen e Kryesisë u mësua se edhe emigrantët shqiptarë që gjenden në Greqi kanë shprehur dëshirën për pjesmëmarrje në protestën madhështore, të 11 shkurtit. Nisur nga kjo situatë e krijuar në favor të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, porositi të punohet me çdo njeri, me lista të plota dhe të sakta, të kontaktohet edhe me emigrantët dhe të shfrytëzohen të gjithë rrugët e mundshme për këtë qëllim. Ndërkaq nga të pranishmit u mirëprit edhe fjala e shkurtër  kandidates për kryetare bashkie, njëherëzi pedagoge dhe rektore e Universitet “Fan Noli”, Ledina Alolli, e cila spikat për mënyrën e të shprehurit, për mirësinë që shfaq me këdo që takon, dhe fjalës që i jep kuptimin e duhur në çastin e duhur. Kjo është dhe  arsyeja që kundërshtarët frigohen përballë aftësive të saj. Kandidatura e saj nderon qytetin e Korçës dhe Partinë Demokratike që diti ta përzgjedh mes intelektualve më të mirë.  Nga të pranishmit u theksua se puna e tyre do të bëhet edhe më efektive përgjatë çdo dite. Deputeti Edmond Spaho vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes më 11 shkurt. Pritet që atë ditë gjithë Korça të jetë në Tiranë.