Spahiu : Rama kërkon varfërimin dhe shpopullimin, LSI ka integrimin si yll polar

311
Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një postim në facebook është shprehur se synimi i kryeministrit 3D mbetet shpopullimi i Shqipërisë dhe varfërimi i shqiptarëve. Në këtë mënyrë sipas tij, Rama mund të sundojë më lehtë.
Ja statusi i plotë :
Që kryeministri 3D është armik i integrimit, për këtë nuk dyshon më askush.
Zgjedhje njëpartiake, shkatërrim të institucioneve kushtetuese, varfëri dhe arratisje nga Shqipëria – këto janë oferta e vetme e tij politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim – siç e thotë vetë emri – e ka yll polar integrimin europian.
Përmbushja e kushteve të Brukselit, jo si qëllim në vetvete, por si mision për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, janë parimet që na udhëheqin në politikën tonë.
Në qendër të objektivit janë garantimi i institucionit të votës së lirë e të ndershme, rivendosja e parlamentarizmit dhe funksionimi i shtetit demokratik.
Synimi i kryeministrit 3D mbetet shpopullimi i Shqipërisë dhe varfërimi i shqiptarëve.
Ai mendon se duke “eksportuar” azilantë, duke varfëruar shqiptarët do të mund t’i sundojë më lehtë ata.
Gabohet!
25 prilli është refendum edhe për t’a rikthyer Shqipërinë në kursin e integrimit europian!
Jo aventurat e rrezikshme me “Jugosllavi të re”, por integrimi i plotë në Bashkimin Europian 🇦🇱🤝🇪🇺 – për këtë votojmë më 25 prill!
Sigal