Spahiu-Pashaj-Bashkurti: AK-ja, çelësi i qeverisjes së re pas 23 Qershorit

409
Sigal

 Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu zhvilloi paraditen e së enjtes një takim me strukturat në qytetin e Fierit. Lideri AK-së ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Myslim Pashaj dhe Sekretari për çështjet ndërkombëtare Lisen Bashkurti. Nga qyteti i Fierit, tre drejtuesit e AK-së mohuan zërat për çarje brenda partisë, pas lajmeve dezinformuese të shpërndara ne media me qëllim çoroditjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të AK-së. Gjatë takimit me strukturat e Fierit, z. Pashaj dhe z.Bashkurti theksuan se: Vendimi për të hyrë të vetëm në zgjedhje ishte unanim duke hedhur poshtë zërat dezinformues për mosmarrëveshje mes drejtuesve të AK-së. Pasha dhe Bashkurti deklaruan se nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë moment përkrahjen dhe mbështetjen ndaj AK-së dhe kreut të saj Kreshnik Spahiu, në përpjekjet e kuqezinjve për rrëzimin e regjimit Berishian dhe realizimin e kauzës për bashkim kombëtar. Për sekretarin e përgjithshëm dhe atë për çështjet ndërkombëtare, vendimi i AK për të garuar të vetëm, por në aleancë me popullin shqiptar, na çon drejt fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ndërkaq, Kreshnik Spahiu tha se AK-ja është alternativa e vetme jashtë PD-së  dhe PS-së. Sipas zotit Spahiu: “AK-ja do të fitojë në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe se premton se do t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve qeverisjen Kuqezi”. Duke reaguar ndaj zërave “kritikë” pas vendimit për të garuar të vetëm në zgjedhjet e 23 Qershorit, Kreshnik Spahiu theksoi se: “Kuqezinjtë nuk vihen ne rreshtin e të tjerëve dhe se AK-ja nuk tradhton kauzën kombëtare për karrige pushteti”.