Spahiu: Me këtë qeveri bujqësia shqiptare nuk ka shpresë

423
Sigal

Kriza e pandemisë së koronavirusit ka bërë që gjithë shtetet të kthejnë sytë nga produktet vendase dhe të japnin subvencione për bujqësinë dhe blegtorinë. Ish-deputeti i LSI-së, Kreshnik Spahiu shprehet se ky vit duhet të shënonte dhe pikën e kthesës në investimet për produktet vendase. Në një postim në Facebook ai shprehet se produktet shqiptare konkurrohen nga ato të vendeve të rajonit dhe është koha për të forcuar fermerët shqiptarë. Spahiu thotë se një projekt i tillë është emergjentë, por me këtë qeveri nuk ka shpresë për ndryshim.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

“I pa shpresë që një qeveri si e jona, e lidhur direkt me importues të produkteve bujqësore e blegtorale, të bënte të njëjtën gjë që bën qeveria amerikane me subvencionet në bujqësi.

Absolutisht që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia.

Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit.

Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e këtij sektori.

A ka shpresë?

Absolutisht që jo me këtë qeveri…!!!”.