Spahia: Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë nuk është real

378
Sigal

Përsa i përket numrit të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë dhe të publikuar nga ministria e Shëndetësisë nuk është real.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në një lidhje me skype për RTV Ora thotë se duhen bërë më shumë teste, pasi edhe mënyra e gjurmimit sipas tij nuk është e duhur.

Bardh Spahia: Unë do ta uroja që mos kishte një numër më të madh, por besoj që nuk është numri real. Numri i testimeve është ekstremisht i ulët. Ne e kemi thënë që një mënyrë efikase për të identifikuar dhe më pas izoluar personat e prekur do të ishte testimi. Duhet të zgjerohet rrethi i personave që duhet të testohen. Numri është tepër i ulët. Mjafton të shikohet edhe mungesa e testimit të një shtrese shumë të rrezikuar ndaj këtij virusi, sic është personeli mjekësor. Kjo tregon që nuk kemi një realizim sic duhet të këtij testimi.

Për Spahinë shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë do të garantohej edhe mundësia e marrjes së të gjitha hapave ligjore nga ana e qeverisë.

Bardh Spahia: E para do të garantonte mundësinë e marrjes së të gjitha hapave ligjorë nga qeveria, e cila do të kalonte në ligjshmëri. Do të garantonte jo vetëm kthimin e vëmendjes tek personeli shëndetësor dhe hapat konkretë, por do të garantonte një tjetër aspekt të rëndësishëm të kësaj situatë siç është emergjenca sociale, me të cilën përballen një numër i madh familjes shqiptare. Shqipëria nuk e ka luksin të rezistojë pafundësisht, prandaj nevojiten hapa konkret edhe në këtë aspekt dexhiziv nga ana e qeverisë shqiptare dhe strukturave përgjegjëse.