Sot në orën 18.30 protesta më e madhe e opozitës për 2019-n/ Mbi 150 mijë qytetarë të Tiranës dhe nga gjithë Shqipëria do të protestojnë para kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Opozita e bashkuar. Do të bllokojmë me çdo mënyrë farsën e zgjedhjeve vendore

442
Sigal

Monika Kryemadhi: Për dinjitetin, për familjen, për kombin. Xhelal Mziu: Në 11 Maj, finalja e rrëzimit të një kriminali si Rama

Basha: Zgjedhje vendore pa PD-në nuk ka

Dje pasdite kryetari i PD-së Lulzim Basha u gjend në bashkinë e Kamzës në një tubim madhështor. Kryeopozitari Basha u tha qytetarëve se Shqipërisë dyert drejt Evropës ia ka mbyllë kryeministri Rama, ndërkohë, që premtoi se çdo tender që është firmosur pas djegies së mandateve nga opozita, do të anulohen, ndërsa ata që kanë firmosur, do të çohen para gjyqit.

Basha: 6 vite krimi, të kryeministrit Rama

Në këto 6 vite krimi është bërë i gjithëpushtetshëm, korrupsioni ka mbuluar vendin, dhe përgjegjës për këtë është Edi Rama. Rama, i cili iu dorëzoi Partinë Socialiste kriminelëve erdhi në pushtet. Me krimin Rama ka ndarë gjithçka që ka ky vend. Taksat e rritura në stratosferë, pasuritë e shqiptarëve, gjithçka në duart e një grushti njerëzish, kriminelë, klientë dhe oligarkë të Edi Ramës. Rama e ka goditur në çdo cep Kamzën, goditi kryetarin e bashkisë Kamzës, pagoi për të përçarë Kamzën, por nuk ia doli. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin mjerim. Kjo, sepse Rama me krimin e organizuar e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij, ndaj ai ka mbyllur dyert e Evropës, pasi ai e ka frikë Evropën.

Basha: Çelësi i fitores kundër Ramës dhe krimit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Kamza se çelësi i fitores së shqiptarëve përballë Ramës janë qëndresa, përballja dhe pjesëmarrja. Basha: Sekreti i vetëdijesimit i shpresës së shqiptarëve se gjërat mund dhe do të ndryshojnë përmblidhet në 3 fjalë, përballje, qëndrese protestë. Në këto 6 vite ai nuk iu theu dot, sepse ju qëndruat bashkë. Pjesëmarrja, qëndresa dhe përballja janë çelësi i suksesit që do ju hapë dyert shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Basha: Shkrirja e Akademisë së Shkencave, akt i paprecedent i qeverisë, do ta ndëshkojmë

Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua t’u them këtë pasdite atë që nuk pata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues, jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër t’i shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqiptarë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “Nuk durohet më!”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane.

Xhelal Mziu: Në 11 Maj, finalja e rrëzimit të një kriminali si Rama

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, në fjalën e tij, ndër të tjera tha: Zoti Basha është shpresë jo vetëm për Kamzën, por dhe për gjithë Shqipërinë dhe kauza në të cilën e ka zgjedhur e gjithë opozita shqiptare me lidershipin e z.Basha unë jam i sigurt që protesta e nesërme do të jetë finalja e rrëzimit të një kryeministri kriminel si Edi Rama. Unë jam i sigurt që si Kamza është gjithë Shqipëria. Jo vetëm demokratët, por dhe socialistët duan që një orë e më parë të zhdukin këtë qeveri kriminale. Nesër finalja e parë e rrëzimit të kësaj qeverie dhe përgatitja për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme e me vjeshtë.

Monika Kryemadhi: Për dinjitetin, për familjen, për kombin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në shesh kundër të keqes. Ajo ka publikuar edhe spotin ku i bën apel shqiptarëve: “PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin. JO Varfërisë, JO Arrogancës. Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë! Monika Kryemadhi: Shqipëria, Shtëpia Juaj! PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin. JO Varfërisë, JO Arrogancës. PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta. ASNJË HAP PAS! Sot në orën 18:30, para Kryeministrisë!”

Spoti i PD për protestën e sotme

“Një orë e re po troket. Me besimin tek njëri-tjetri. Tek forca e bashkimit. Tek Demokracia. Tek Evropa, do t’i hapim dyert e Evropës, kur të çlirohemi nga e keqja, kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin, kur vota të jetë e lirë, kur të luftojmë korrupsionin. Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin. Asgjë nuk i ndal shqiptarët kur bëhen bashkë! Asnjë hap pas! Për një Shqipëri si gjithë Evropa! 11 Maj, ora 18.30”!