Sot në Kuvend Maxhoranca rrëzon dekretin e Presidentit “Për Teatrin Kombëtar”

432
Sigal

Një orë para nisjes së seancës plenare, mazhoranca do të shqyrtojë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin. Mbledhjen e lajmëroi këtë të mërkurë kreu i Komisionit socialisti Eduard Shalsi. Ndërkohë mësohet se shumica socialiste do ta rrëzojë dekretin presidencial, duke i hapur rrugë më pas nisjes së procesit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Opozita ka deklaruar që nuk do të marrë pjesë në parlament. Në dekretin e datës 11 tetor, Presidenti i Republikës Meta, ktheu për herë të dytë në Parlament ligjin për teatrin. Në dekretin presidencial theksohej se ligji i ri nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara më parë. Po ashtu, Presidenti vlerësonte se veprimtaria e Kuvendit, ishte e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura në dekretin e tij të parë për të njëjtën çështje.