Sot ndahen paratë e zgjedhjeve. PS merr 45 mln lekë, LSI 11 mln

409
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar fondin financiar që do të marri secila prej 15 partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sipas projektvendimit, Partia Socialiste do të marrë, 44.5 milion lekë, ndërsa LSI do të përfitojë 11.2 milionë.

Partia e tretë përsa i përket mbështetjes financiare për organizimin e fushatës është PDIU me 2.8 milionë lekë e ndjekur prej FRD-se ,e 741 mijë dhe PSD-së me 737 mijë.

Në listën e Komisionit janë dhe 9 partitë e tjera të cilat do të marrin nga 361 mijë lekë

Megjithatë mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar sot është shtyrë në një tjetër afat të pacaktuar.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak ka qenë angazhimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por dhe e disa prej anëtarëve.

Në dispozicion të partive politike për fushatën e zgjedhjeve parlamentare janë dhënë 65 milionë lekë. fondet janë parashikuar pavarësisht bojkotit të opozitës dhe kërkesës për shtyrjen e afatit të votimeve.
Sigal