FOTO /Duka me deputetin gjerman: Shqipëria është pushtuar nga droga

502
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka pritur në një takim deputetin e Bundestagut gjerman, Andreas Lammel, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit, Duka e njohu deputetin gjerman, me situatën politike në vendin tonë, e cila sipas tij është përkeqësuar për shkak të kapjes së shteti nga krimi.

Duka i bëri të ditur deputetit Lammel, se opozita është e angazhuar për dialog në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje demokratike ku të shprehin lirisht të drejtën e votës dhe pa ju tjetërsuar, nga bandat e krimit dhe të drogës.

Nga ana tjetër deputeti gjerman,është shprehur i habitur dhe nuk e kishte kuptuar faktin se si kultivimi i drogës doli jashtë kontrollit. Ndërsa ka theksuar se protestat janë një e drejtë e opozitës dhe e qytetarëve shqiptarë, por duhet gjetur sa më parë një zgjidhej pasi varet fati i Shqipëri në të ardhmen Europiane.

‘Ju mund të organizoni protesta, nuk është kjo çështja. Është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Mund të protestohet çdo ditë ose dy herë në ditë. Por për Partinë Demoktratike nuk është mirë që të bojkotohet ose bllokohet procesi i integrimit. Që të mos prishim rrugën pozitive të Shqipërisë që ka bërë vitet e fundit nga tensionimi i proceseve politike. Por çfarë nuk kam kuptuar këto ditë është çështja ose pyetja për kanabizimin, pse kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit. Për fermerët e kuptoj që është interesante apo atraktive por çfarë bën shteti dhe si mund të dilet nga situatë’, deklaroi Lammel.
Sigal