Sot mblidhet Kuvendi, por marrëveshja e 5 qershorit nuk është në rend të ditës

297
Sigal

Kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se sot kuvendi do të votiojë marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhoir, por ajo nuk është parashikuar në rendin e ditës. Në faqen zyrtare të Kuvendit për seancën e sotme janë parashikuar 18 çështje, mes të cilave dy interpelanca, një me ministren e Arsmit dhe një tjetër me Ministrin e Jashtëm.

Po ashtu parashikohen diskutime për disa projektligje dhe për Aktet Normative të miratuara gjatë javës nga qeveria. Mazhoranca do të pranojë dekretin e Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por pritet që të rrëzohen dy dekretet e tjera për Vettingun në Polici dhe për gjobat kundër mediave gjatë pandemisë. Në dokumentin zyrtar të Kuvendit shihet se premtimi i maxhorancës për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, nuk është pikë për diskutim.