Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti sot fjalimin hyrës në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka nisur në orën 10:00.
Në një sallë gjysmë bosh për shkak të aksionit opozitar dhe deputetëve demokratë të përjashtuar nga Kuvendi, Elisa Spiropali nisi fjalimin me arritjen e madhe të vendit tonë, duke iu referuar hapjes së grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë për në BE.
Spiropali tha se ky është një moment historik për vendin tonë. Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht partive apo ideologjive, Europa është ëndrra dhe destinacioni i përbashkët i Shqipërisë.
Ajo u bëri thirrje kolegëve opozitarë të bëhen të gjithë bashkë për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së shqiptarëve, Bashkimit Europian.