Sigal

Sot në Londër pritet në Londër,  kryeministrit Edi Rama pritet të takohet me homologun të tij grek Alekis Tsipras. Mediat kanë shkruar se dy kryeministrat do të flasim për marrëveshjen Shqipëri-Greqi. Sakaq, lidhur me këtë takim ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se: “sot është një ditë të zezë në historinë e kombit shqiptar pasi sipas tij Shqipëria po i dorëzon detin dhe nderin Greqisë”. Sipas Berishës, Rama po vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’.

Postimi i plotë:

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!

Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

– Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

– Greqia i merr Shqiperise 1 200 km siperfaqe deti dhe

– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb