Socialistët e zhgënjyer djegin teserat e partisë

796
Sigal

 

Kryeministri Rama gjatë qeverisjes 7 vjeçare nuk përmbushi asnjë premtim elektoral, përkundrazi, shqiptarët po varfërohen përditë, mbetën të papunë, mijëra biznese mbyllen, investitorët e huaj u larguan nga Shqipëria. Socialistët  të zhgënjyer po djegin teserat e anëtarësisë në PS dhe i dërgojnë mesazh Ramës: Nuk ka më vota për “Rilindjen”!

Socialistët janë të zhgënjyer nga qeverisja 7- vjeçare e kryeministrit Rama, i cili nuk përmbushi asnjë nga premtimet elektorale, përkundrazi, shqiptarët po varfërohen përditë, mbeten të papunë, mijëra biznese mbyllen, taksat janë barrë e papërballueshme për biznese dhe qytetarë, ndërkohë, që miliarda euro shkojnë në xhepat e kilentëve koncesionarë të kryeministrit  Rama. Genti Hajdaraj dhe Xhemal Brakaj janë socialistë që jetojnë dhe punojnë në Cakran të Fierit. Në një video që publikon ish- deputeti Luan Baçi, Genti Hajdaraj dhe Xhemal Brakaj  po i dërgojnë mesazh të qartë kryeministrit Rama, një mesazh që do donin t’ia dërgonin dhe shumë të tjerë, nga e gjithë Shqipëria, mesazh urrejtje, mesazh zhgënjmi, mesazh mllefi, mesazh të qartë dhe domethënës: Je i mbaruar!  Nuk ka më vota për “Rilindjen”! Nuk ka më vota për kryeministrin Rama! Ish deputeti Luan Baçi, e shoqëron videon e socialistëve të zhgënjyer që djegin teresat e partisë, duke dhënë këtë mesazh:  Janë me qindra, janë me mijra, ata që presin ditën e gjykimit, ditën e largimit, të klikës së hajdutëve të “Rilindjes”, të shporrjes së qeverisë së krimit, të kësaj bande abuzuesish, që qeverisin. Presionet dhe shantazhet, miklimet dhe gënjeshtrat, siç e shikoni nuk bëjnë më punë edhe me më fanatikët tuaj, ata që ju kanë votuar pa kushte, pa ju kërkuar gjë kurrë, po ju braktisin me neveri, duke GRISUR dhe DJEGUR emrin e “Rilindjes” Socialiste, emrin e kryetarit të kësaj partie, Edi Rama.