Skenari për hapjen e Covid3 dhe Covid4, mjeku Tritan Shehu: Forconi Reanimacionet, ndryshe…

286
Sigal

Mjeku Tritan Shehu, njëkohësisht ish-deputeti i PD, reagon pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në spitalin Infektiv, për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm të shtimit të rasteve, që do të kërkojë edhe hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4.

Sipas Shehut, “ajo cfare po modifikohet tek Kirurgjia e Vjeter eshte larg standarteve te terapise intensive”.

“Sherbimet e reanimacioneve, vecanerisht per te perballuar komplikacionet e renda te Covid kerkojne parametra speciale qe nga ajrimi, monitorimi i plote hemodinamik, ventilimi, monitorimi qendror, etj etj, deri te ECMO”, shton mjeku.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu bën thirrje për forcim të Reanimacioneve. Madje shtron idenë që tashmë duhet t’i drejtohemi për ndihmë edhe Italisë “së çliruar” nga pandemia.

REAGIMI I PLOTE

Shtoni e forconi Reanimacionet, ndryshe…!!

Keto po jua perseris jo vetem si “mjek i politikes”, gje qe e quaj pergjegjesi, por dhe si reanimator me eksperience, qe per mua eshte nder!

Kur nuk liberalizoni testimet e deshtoni ne kerkimin epidemiologjik, kur shendeti paresor lihet si i “njerkes”, kur spitalet e rretheve jane ashtu si jane, i gjithe presioni po perplaset ne repartin infektiv, ne “Shefqet Ndroqin”, e me tej aty ku ndahet “Jeta nga Vdekja” ne sherbimet e Reanimacionit.

Jane keto te fundit ku ne kemi humbje te konsiderueshme per aresye te problemeve te sistemit, apo prej strukturave te tyre larg standarteve europiane.

Sherbimet e reanimacioneve, vecanerisht per te perballuar komplikacionet e renda te Covid kerkojne parametra speciale qe nga ajrimi, monitorimi i plote hemodinamik, ventilimi, monitorimi qendror, etj etj, deri te ECMO.

Degjova dike qe justifikohej me mungesen e kapacitetve njerezore.

Se pari kjo nuk e cfajeson ate, perkundrazi.

Se dyti ne kemi nje grup te shkelqyer reanimatoresh e personeli, qe mund te mobilizohen duke i krijuar kushtet, midis tyre dhe monitorimin qendror.

Se treti kemi specialiste te trajnuar edhe per ECMO ne Monza te Italise, por nuk kemi ECMO.

Se katerti duhen vene ne sherbim te ketyre pacienteve ambjentet me te mira te egzistuese te reanimacionit ne QSUT, duke instaluar aty teknologji suplementare, monitortim qendror etj.

Se katerti po ju kujtoj se Italia shtoi 5000 vende moderne reanimacioni, Gjermania 8000 ne 3-4 jave, Franca, Spanja etj po keshtu, ndersa ne prej shkurtit…,kur se paku duhen dhe 100 poste te reja te tilla.

Ajo cfare po modifikohet tek Kirurgjia e Vjeter eshte larg standarteve te terapise intensive.

Ne keto kushte tejet te veshtira duhen veprime energjike, financime, se bashku me prezence nderkombetare ne nivelin epidemiologjik, mjekues e reanimator, per te cilin Italia, tashme me eksperience, infrastrukture, e “cliruar”, duhet te ftohet nga Qeveria.