Jakup B. GjOÇA
Në prag fushate elektorale, kryeministri Rama me paratë e taksapaguesve josh analistët, këshilltarët dhe ndihmësit e tij, duke u paguar faturat e telefonave. Shteti do t’i paguajë nga arkat e tij faturat e telefonit për të gjithë këshilltarët, analistët dhe ndihmësit e kryeministrit Edi Rama. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga qeveria që parashikon që faturat mujore të bisedave telefonike të mos jenë më shumë 70 mijë lekë të vjetra në muaj. Në torbën e analistëve, zakonisht janë ata që dalin nëpër ekranet e televizoneve dhe bëjmnë sherre me këdo që guxon dhe kritikon qeverinë e kryeministrit Rama, si edhe tëqrë armata e nëpunësve që tërë ditën rrinë nëpër rrjetet sociale për të vënë pëlqime dhe për të bërë komente në çdo postim të kryeministrit dhe të ministrave të Rilindjes. Sa janë në numër këta analistë dhe këshilltarë të kryeministrit Rama, i cili, të detyrohet që me VKM t’u paguajë edhe faturat e telefonave? Një ofertë 1 mujore me 3.000 minuta kohë, kushton vetëm 800 lekë/muaj. Sa orë flasin këta analistë e këshilltarë, që kryeministri Rama do t;u paguajë faturën e telefonatave? Mos vallë tërë ditën dhe përditë flasin me miletin për fushatën zgjedhore? A nuk është kjo VKM një shkelje flagrante e ligjit elektoral, ku kryeministri Rama me paratë e taksapaguesve do shpenzojë miliona lekë për të bërë propagandën e fushatës elektorale? Për të realizuar një gjë të tillë qeveria ka ndryshuar vendimin e 2020 për “Për pajisjen me numër telefoni celular të funksionarëve publikë”, “Në fund të pikës 6, të vendimit nr. 673, datë 2.9.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas funksionit “zëvendësministër” shtohen funksionet “këshilltar/analist/ndihmës”, në kabinetin e Kryeministrit, dhe “drejtor departamenti” në Kryeministri. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në VKM në dhjetor 2020, por që u publikua vetëm më 11 shkurt në Fletoren Zyrtare. Sipas kësaj VKM-je, shtohen dhe analistët dhe drejtorët e Departamentit vihen në rangun e lartë të zv.ministër që gëzojnë të drejtën këtij shërbimi që mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 7 000 lekë në muaj.






















