“Shoku Rama më keni goditur pas shpine”, Arben Malaj: Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj atje

427
Sigal

Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj në përballjen publike nga parlamenti shprehi keqardhje për votimin në rresht nga deputetët në Komisionin Hetimor.

 

Por nga ana tjetër Malaj deklaroi se i mirëkuptonte ata pasi kryeministri Edi Rama është kthyer në një njeri të frikshëm për ata dhe vetë familjet e tyre, ndërsa theksoi se sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj atje këtë çështje.

 

Sot rilindja po bën një gjyq politik. Nuk është hera e parë që më kërkojnë të më shkarkojnë. Në 1997 Berisha i kërkoi shkarkimin tim Finos, por kërkesa e tij ra. Kjo është hera e tretë që kërkohet shkarkimi im, por e përsëris me zë të lartë: kam kryer më së miri detyrën time.

Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë. Kam votuar pro ose kundër me përgjegjësi të lartë dhe të thellë

Në komision ndjeva trishtim për votimin rresht të deputetëve dhe i mirëkuptova sepse Edi Rama është bërë i frikshëm jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por unë nuk e kam bërë asnjëherë. Sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese do ta ballafaqoj këtë çështje atje”, tha Malaj.