“Ligji për median është loja me zjarrin”, deputeti: Të ngrihemi dhe t’i shporrim!

453
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi deklaroi në Kuvend se me miratimin e ligjit antishpfije, qeveria “Rama” po i jep një goditje vdekjeprurëse demokracisë dhe lirisë së fjalës.

“Sot është dita e vdekjes së demokracisë. Nëse zgjedhjet vdiqën më 30 qershorit, sot po vendoset zyrtarisht diktatura”,- tha ndër të tjera Lefter Malqi.

Ai u shpreh se qeveria po tenton të manipulojë opinionin për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe se po fsheh dëmet dhe mungesën e strategjisë për përballimin e situatës.

Nga foltorja, Maliqi i bëri thirrje popullit, gazetarëve, intelektualeve, artistëve të ngrihen për të shporrur këtë qeveri dhe klasë politike, ndryshe nuk jetohet më në këtë vend.

“Ligji për median nuk është vijë e kuqe, por loja me zjarrin. Këta sot do votojnë edhe një ministër sepse lekët tuaja janë të tepërta ndërkohë që mund të ishin bërë 10 apartamente. Po tallen me lekët tuaja.

Gazetarë nga ju, artistë, studentë opozitarë ngrihuni në janar, jo më me drita të ndezura dhe të ikni, por të ngriheni kundër babëzizë dhe korrupsionit. Nuk ke çe do të rrish këtu kur populli vuan. Nuk ke çe do këtu kur mbyllet kjo liri dhe demokraci. O të ngrihemi dhe ti shporrim një herë e mirë ose ndryshe nuk jetohet në këtë vend”, tha Maliqi.