Skandali/Policia ka hedhur në “kosh” 4000 denoncime krimesh, të bëra për shtetarë, politikanë e banda të lidhura me ta

393
Arjan ZADRIMA
Fshehja dhe mbrojtja e krimeve, ka çuar palët në vetëgjyqësi që kanë përfunduar me vrasje, shkatërrim prone, rrëmbime 
Në emisionet televizive mëngjesit, qytetarë të shumtë akuzojnë drejtues e inspektorë policie në zona, lagje, qytete e qarqe, por edhe në ministrinë e Brendshme, se nuk u përfillen denoncimet për shtetarë, ose për “tipa” e banda të lidhura me shtetarë e politikanë, shumica e të cilëve shërbejnë edhe në bizneset e tyre. madje, ka edhe raste të denoncuara publikisht, kur drejtues policie dhe shefa shërbimesh policore kërcënojnë denoncuesit për të hequr dorë nga denoncimet, ose që i vërdallisin me ditë, javë e muaj duke mos ua regjistruar denoncimin
Po citojmë pjesë nga një letër e ardhur në redaksi: “Skandali që po kërkoj të publikohet, bënë fjalë për fshehjen dhe zhdukjen e shumë denoncimeve që bëhen nga qytetarët të thjeshtë për ministra, deputetë, shtetarë, politikanë, drejtues pushteti lokal, drejtorë qendror e rajonal, për biznesmenë të lidhur me krerët e shtetit e të politikës, maje edhe për drejtues policie të çdo niveli. Në dijeninë tim si punonjës specialist policie, me shërbim pranë strukturave të larta drejtuese, janë afro 4000 denoncime të adresuara në sektorët e anti-krimit, të bëra në të 12 drejtoritë e policisë së qarqeve të vendit, që kanë humbur “në drejtim të paditur”, për arsyen ! Kështu informon në letrën e tij, një oficer policie, strukturë e administratës së Ministrisë së Brendshme. Çfarë ka ndodhur? Pas kontaktit me oficerin N. Prenda (siç është prezantuar), mësuam detaje rreth këtij skandali, i cili duhet hetuar me urgjencë nga prokuroria dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese e ligj-kontrolluese vendase e madje edhe prej partnerëve ndërkombëtar të policisë së shtetit, për arsye, se sipas oficerit të policisë që ka bërë denoncimin, mbas bllokimit dhe zhdukjes së këtyre denoncimeve, fshihen shumë krime që kanë për autorë jo vetëm persona publikë me funksione të larta shtetërore, jo vetëm pronarë biznesesh të fuqishme, por edhe grupe kriminale që kanë pasur e kanë lidhje me ta. Skandali thellohet nga një element i denoncimit: Janë regjistruar fiktivisht e nuk janë ndjekur shumë denoncime krimesh, për të cilat denoncuesit janë pritur e përcjell prej muajsh e vitesh, me refrenin premtues: Po e ndjekim çështjen, jemi në gjurmë të zbulimit, shumë shpejt do ta çojmë para drejtësisë”. Janë shpërfillur e janë hedhur në “kosh” dosje krimesh të rënda me autorë persona publikë me detyra shtetërore e pozicione politike. Janë dëgjuar denoncime të bëra për shtetarë të lartë e ish-shtetarë, por nuk janë regjistruar sipas ligjit. Sipas denoncimit, janë afro 4000 denoncime të tilla, shumica me përmbajtje korrupsioni, falsifikim e përdorim dokumentesh zyrtare për përfitime financiare e detyrash shtetërore, për zaptim tokash e trojesh, për presione konkurrence biznesesh, për trafiqe fëmijësh e femrash, për kërcënime me jetë për motive të ndryshme interesash etj. Ky fakt është bërë prezent shpesh edhe në media, ku akuzohet policia e shtetit për mos pranime, për vonesa pranimesh, për zhdukje, për mos regjistrime e për “humbje” denoncimesh. Në emisionet televizive mëngjesit, qytetarë të shumtë akuzojnë drejtues e inspektorë policie në zona, lagje, qytete e qarqe, por edhe në Ministrinë e Brendshme, se nuk u përfillen denoncimet për shtetarë, ose për “tipa” e banda të lidhura me shtetarë e politikanë, shumica e të cilëve shërbejnë edhe në bizneset e tyre. madje, ka edhe raste të denoncuara publikisht, kur drejtues policie dhe shefa shërbimesh policore kërcënojnë denoncuesit për të hequr dorë nga denoncimet ose që i vërdallisin me ditë, javë e muaj duke mos ua regjistruar denoncimin! Kjo, sipas oficerit të policisë që na informoi, vazhdon të ndodhë në të gjithë nivelet e policisë së shtetit. Sipas tij, shumë denoncime nuk regjistrohen, ose vonohen në regjistrime e madje zhduken pas regjistrimit, me urdhra të krerëve të lartë të policisë, të cilët në shumë raste i marrin urdhrat nga shtetarët e lartë që janë denoncuar, ose që kanë interesa për të mos pranuar e për të mos proceduar ligjërisht për hetim këto denoncime. Ky skandal, ka krijuar një problematik tjetër të rëndë në shoqëri, mbasi për shkak të denoncimeve të pa pranuara, të vonuara, të paketuara, të zhdukura e të pa çuara para drejtësisë, janë bërë shumë vetëgjyqësi mes palëve, shumica e të cilave kanë përfunduar me vrasje, gjymtime, shkatërrim prone, rrëmbime personash etj. 
Sigal