SHBA – Senati konfirmon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm

402
Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e Presidentit Donald Trump për Prokuror të Përgjithshëm, senatorin e Alabamas Jeff Sessions, me një votim 52 vota pro me 47 kundër.
Sessions është përballur me kundërshtimin e ashpër nga demokratët, që vënë në pikëpyetje qëndrimin e zotit Session në të kaluarën mbi emigracionin dhe të drejtat civile dhe kanë sugjeruar se ai është shumë i afërt me presidentin Trump, për të vënë sundimin e ligjit përpara politikës.
Republikanët e kanë mbrojtur zotin Sessions, duke thënë se karriera e tij e gjatë në Senat ka treguar integritetin e tij.
Debati i zgjeruar mbi zotin Sessions filloi të marten, ndwrsa tw mwrkurwn u theksua nga një qortim ndaj senatores demokrate Elizabeth Warren nga ana e republikanëve.
Senatorja Warren ishte duke lexuar një letër të shkruar nga Coretta Scott King, e veja e idhullit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.
Letra i ishte dërguar Komisionit Juridik të Senatit në vitin 1986, kur Jeff Sessions u propozua për një vend si gjykatës federal.
Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se senatorja Warren shkeli rregullat e Senatit, duke e fyer zotin Sessions dhe u ndalua të flasë më tej.
Senatorja Warren u përgjigj duke postuar një video në Facebook nga jashtë Senatit – në video ajo del duke lexuar letrën, e cila përmban përmban kundërshtimin e fortë të Martin Luther Kingut për të pasur Jeff Sessions si gjyqtar në Alabama.
King thotë në letër se Jeff Sessions, atëherë prokuror federal, ka punuar kundër qytetarëve zezakë duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar, se ndjekjet e rreme penale politikisht të motivuara dhe indiferenca ndaj shkeljeve kriminale të ligjeve të të drejtave civile, tregojnë se ai nuk i ka cilësitë për të qenë gjyqtar.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij, Sessions u është përgjigjur akuzave të racizmit, duke thënë se ato ishin të pavërteta.
Ai tani do të marrë përgjegjësinë e Departamentit të Drejtësisë dhe 113.000 punonjësve të saj, përfshirë 93 avokatë amerikanë.
Sigal