S’ka datë për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, liderët politikë nuk arritën konsensusin në takimin me Presidentin

291
Sigal

Nuk ka datë për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut. Edhe pas takimit të sotëm me Presidentin Pendarovski, liderët politikë kanë qenë të ndarë mes tyre sa i përket qëndrimeve duke ja lënë në dorë ekipeve shkencore mjekësore.

LSDM dhe BDI kanë qenë ato që kanë ngulmuar për zgjedhjet gjatë pandemisë kurse VMRO- DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dëshiruar zgjedhje pas pandemisë.

I vetmi me një propozim të qartë pas këtij takimi ka qenë Zoran Zaev, ish- kryeministri maqedonas i cili tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pritet të shihet nëse ajo do të zgjatet nga qeveria teknike apo jo.