Demneri: Teatri është shenjtëruar! Po të ndodhte në Paris do të kishte revolta të përditshme

426
Sigal

Në një intervistë me Skype nga Parisi , regjisori dhe shkrimtari Ylli Demneri komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri e sigurisht ku tema kryesore ishte çështja e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, lajmet për prishjen e godinës në fjalë i ka pritur me keqardhje, ndërsa shtoi se nuk i kupton ata aktorë që nuk ngrenë zërin.

“E kam ndjekur dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Teatri është tempull. Është shenjtëruar. Nga zërat e aktorëve. Nga këto zëra aktorësh. Ato mure ruajnë zërin, emocionin, heshtjen. Këto mure kanë 75 vjet që ruajnë gjithë ato gjëra. Si ka mundësi që ka aktorë[ që kanë kaluar jetën në atë teatër dhe nuk ndjehen. Kanë marrë duartrokitje të forta, si ka mundësi? Nuk jam naiv të mos e kuptoj. Mund të jenë të partisë në pushtet, mund të kenë fëmijët në institucione shtetërore”, tha Demneri.

A ndodh edhe kjo në Paris? A mund të prishë KB një teatër dhe të ndërtojnë aty disa kulla?

Është e pamundur! Do kesh të gjithë artistët në rrugë. Do ketë revoltë dhe manifestime të përditshme. Ka teatër 2 mijë vjeçarë dhe nuk kanë një arkitekturë kushedi. Më[ pëlqejnë teatrot e vjetër dhe duhet ti ruajmë ato. Nuk kemi fatin të kemi shumë monumente kulture. Historia e Shqipërisë dhe Tiranës ka qenë e tmerrshme. Ato pak monumente që kemi duhet ti ruajmë si sytë e ballit. Është shenjtëruar ky teatër”, u shpreh Ylli Demneri.