“Bonusi për pensionistët është vetëm për muajin prill. Pensionet janë qesharake dhe shumicës dërrmuese të moshës së tretë i mjaftojnë veçse për ilaçet e parimbursueshme ose të rimbursueshmet joefektive, për bukë dhe fatura të kursyera deri në keqtrjajtim të vetes. Për këtë arsye, një 5 mijë lekësh është shumë pak për hallet e pensionistëve të varfër.”

Me mikun tim P. L. pimë kafe shpesh. Një herë paguan ai dhe tjetrën unë. Të dielën ishte i gëzuar dhe më afroi jo vetëm kafe, por dhe diçka tjetër në dëshirën time. Arsyeja se pensionet na u rritën 5000 lekë në muaj. Unë e kisha kuptuar më saktë dhe e sqarova se kjo është vetëm bonus për muajin prill. Nuk më besoi, u nevrikos dhe ngulte këmbë se e kishte dëgjuar Kryeministrin që kishte thënë së në prill rriten pensionet 5000 lekë ose 50.000 lekë të vjetra. Nuk më besonte derisa na sqaroi në telefon një ekonomist, që merret me këto punë. U mërzit shumë, filloi të ankohej aq shumë sa harroi se kishte rradhën për të paguar!
5000 lekë baraz 2 kg mish e 2 djath
Kaq janë pak për pensionistët e varfër e të sëmurë. Rreth 42% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime ndaj, një rritje e çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e pensionistëve. Qepa ka vajtur 150 lekë, mishi deri në 1500, djathi, 1300 e kështu me rradhë. Në vendin tonë përllogaritet se 3.2% e popullsisë mund të kenë rënë ose rrezikojnë të bien nën pragun e parë të varfërisë, që vlerësohet pranë 5.5 dollarëve në ditë. Ndodh dhe kështu. Një shitës më tregoi “Kriza po më ndihmon për të mbijetuar. Të varfërit edhe pse supermarketet i kanë më të lirë çmimet, vijnë marrin tek unë. Arsyeja se s’kanë lekë e marrin me listë. Të tjerë marrin nga 4-5 cigare. Punojmë 16 orë e fitimi më mbetet jo më tepër se 30.000 lekë. Kjo është gjendja. Niveli i rrezikut për të qenë i varfër tek ne është i madh. Ai ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim, të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim, përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësi.
“Pensionistët i mbajnë fëmijët, kjo rritje 5 mijë lekë baraz 2 kg mish e 2 djath. Nga inflacioni vuajnë njerëzit, që jetojnë me të ardhura fikse, pasi çmimet rriten, kjo çon në rritjen e kostos së jetesës.”

Pensionet, më të ulëta se kudo
Jo në Evropë, po ndoshta dhe në rajon. Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë, ndryshe do kishin marrë rrugët. Në treg çmimet janë rritur kudo. Edhe pse ti mund të kesh më tepër lekë në xhep siguron më pak të mira materiale! Kur mendon se norma e inflacionit rritet, kjo shifër zvogëlohet. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë në pamundësi të rriti pensionet, të mbajë të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marrë 21.000, që në fakt nuk merret. Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit, kështu që niveli i jetesës ulet. Atë e përcakton paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale, që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh këtë vit! Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë. Pra t’i gëzoje se merr më shumë lekë, por në shtëpi çon më pak të mira materiale. Pensionet janë qesharake dhe shumicës dërrmuese të moshës së tretë i mjaftojnë veçse për ilaçet e parimbursueshme ose të rimbursueshmet joefektive, për bukë dhe fatura të kursyera deri në keqtrajtim të vetes. Për këtë arsye, një 5 mijë lekësh në dorën është shumë pak për hallet e pensionistëve të varfër. Kur vijnë ditët e fundit hesapet bëhen ndryshe. Diskutohet sa ditë duhen për të marrë pensionin e sa lekë të kanë mbetur. Sa lekë të takojnë të harxhosh çdo ditë..! Po kur të thonë, se u mbaruan lekët. Atëhere merr hua tek komshija! Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet më të vjetra si rrjedhojë dhe numuri i pensionistëve do të rritet. Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe me moshën mbi 65 vjeç se sa vende të tilla si: Franca, Suedia, Serbia, Mali Zi e tjerë. Ndoshta disa pensionistët quajnë të tepërt, harraq të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar, por kjo s’është e vërtetë. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dhe janë prindër të mirë të pasardhësve të tyre.
“Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit, kështu që niveli i jetesës ulet. Atë e përcakton paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse t’i merr më tepër lekë.”
E ardhmja e zymtë
Të dhënat e fundit “Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfërit.” Kjo është raportuar nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillimet. Kjo ka sjellë:”Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Pse kjo dyndje e madhe për t’u larguar:” 35.4 mijë shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të të varfërve. Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në botë sa i përket krizës së çmimeve. klasifikohet ndër vendet me rrezik të lartë, dhe kjo gjë ilustrohet grafikisht, por shprehet edhe mes reshtave në raport, ku vendi ynë evidentohet mes shumë shteteve të tjera, kryesisht vende të Afrikës dhe Azisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Por çfarë do të thotë ky klasifikim? Në vendin tonë përllogaritet se 3.2% e popullsisë mund të kenë rënë ose rrezikojnë të bien nën pragun e parë të varfërisë, që vlerësohet pranë 5.5 dollarëve në ditë.





















