Silvia Caka: E qartë, duan të marrin me çdo kusht presidencën që të bëjnë çfarë të duan

267
Sigal

Sot, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka publikuar fakte sesi Kuvendi po falsifikon dokumente, që të shkarkojë nga detyra kreun e shtetit shqiptar.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socilaiste për Integrim Silvia Caka, e ftuar në një emision, tregoi më shumë mbi reagimin e saj të bazuar në sarkazëm dhe mënyrën si i shikon këto ngjarje.

“U kërkua heshtje por për çfarë u kërkua heshtje?

Jam dakort që e duhet të respektojmë gjykatat, të respektojmë vendimmarrjen, proceset dhe kohën që kërkohet. Por në momentin që njerëzit shikojnë një shkelje kaq të rëndë si falsifikimi i dokumenteve dhe jo nga një institucion i dorës së dhjetë. Ne kur shohim se aty falsifikohen dokumente, imagjino çfarë ndodh në institucione që nuk kanë kaq vëmendje nga publiku.”

Ndërsa mbi fjalimin e z. Taulant Balla i cili deklaroi se nuk po kërkon shkarkimin e Ilir Metës për interesa specifike, Silvia tha se do të ishte më mirë të heshtte në këtë rast.

“Bëjnë më mirë të heshtin. Këto e kanë shumë të qartë që duan ta marrin me çdo kush presidencën që më pas të bëjnë çfarë duan vetë”, argumentoi Caka.