Kuvendi falsifikon dokumentet/ Kalaja: GJK bëri grusht shteti, maxhoranca ndikon te ligjet

198
Sigal

Sot, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka publikuar fakte sesi Kuvendi po falsifikon dokumente, që të shkarkojë nga detyra kreun e shtetit shqiptar.

Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në një emision, deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka bërë grusht shteti, duke shtuar se maxhoranca po ndikon te ligjet.

“Kjo maxhorancë ka tendencë që të ndikojë tek ligjet, tenton të kapë pushtetin legjislativ. Ky pushtet ne e dimë se çfarë prodhon e duke kapur këtë pushtet, ndarja e pushteteve nuk ka më as sens. Kushtetuta thotë se presidenti shkarkohet për aktet që bën dhe jo deklaratat që thotë.

Sot ambasadorët pozojnë në SPAK, BKH etj. Për mua sot GJK ka bërë grusht shteti, sepse aktet korruptive e ligjet speciale janë grusht shteti. GJK sot duhet të ndërpriste gjykimin”, deklaroi Kalaja.