Silva Caka: Akrobacitë e Rilindjes për të kapur ç’të munden nuk paskan fund

509
Sigal

Deuptetja e LSI, Silva Caka në një postim të bërë në Facebook, ka reaguar në lidhje me ligjin e miratuar dje në Parlament duke thënë se Edi Rama ka frikë se mos ndonjë gjyqtarë apo prokurorë i kundërshton paligjshmërinë e veprimeve të OFL-së.

Ja postimi i plotë i Cakës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë!

Akrobacitë e Rilindjes për të kapur ç’të mundet nuk paskan fund!

Ligji i kaluar dje në Parlament, i konsultuar nga ekspertë që shkepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënkryetarë Parlamenti, thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja.

Edi Rama nuk pret dot: frika se mos ndonjë gjyqtarë apo prokurorë i kundërshton paligjshmërinë e veprimeve të OFL-së së tij të famshme për hiçgjë, apo se mos ndonjë i riburgos kriminelët që ka lëshuar nga zinxhirët, apo akoma më keq ndonjë prokuror i çon ndonjë nga zyrtarët e tij përpara akuzave penale, e tmerron dhe e bën të mos presë vendimet e institucioneve të Vetting-ut.

Për këtë arsye ka vendosur që Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’a bëjë vetë, me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që e zgjodhi po vetë!

Kishte Vetting institucional, po ka edhe Vetting partie!!!