TIRANE– Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me votat e mazhoranvës dekretin e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e ligjit “Autoritetet dhe Pushtetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Sipas deputetit Spartak Braho ky dekret nuk është i bazuar në ligj. “Dekreti i Presidentit nuk bie era ligj. Janë të njëjtat me dekretet e tjera aspak të bazuara”, tha Braho. Ndërsa deputeti Lutaj tha se dekreti i Presidentit është i pabazuar, pasi atij nuk i preken kompetencat kushtetuese të Presidentit. “Dekreti i Presidentit është i pabazuar sepse nuk i është cenuar asnjë dispozitë ligjore apo kompetencë kushtetuese. Prandaj ju ftoj ta rrëzojmë dekretin e presidentit”, tha deputeti Lutaj.