Deputetja së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar në edicionin informativ të lajmeve, foli mbi situatën politike, buxhetin dhe vdekjen e 14-vjecarit vetëm pak ditë më parë dhe deklaratën e dhënë nga kryeministrit Edi Rama ku fajtor bëri rrjetet sociale, TikTok.
Xhixho u shpreh se, vendi ndodhet në një emergjencë kombëtare sa i përket sigurisë tek adolëshentët dhe fëmijët në vend.
‘Dalja e kryeministrit pak ditë më parë tregoji dështimin e kësaj qeverie në siguri, arsim apo paketave të sigurisë’-tha zonja Xhixho
Deklarata:
Mendoj që jemi në emergjencë kombëtare në arsim dhe për sigurinë e fëmijëve tanë. Në fakt jam tronditur shumë si kundër cdo qytetarë me humbjen dhe me vrasjen e Martinit, po ashtu kam qenë dje pjesë e protestës para Ministrisë së Arsimit. Në momentin që po mbaronim protestën u vum në dijeni të rastit të ngjarjes tek qytet student dhe sot që vazhdojmë fatkeqësisht me ngjarje të tilla, ku adoleshentët dhe fëmijët tanë janë në një situatë të tillë jo thjesht nga TikToku dhe këtu nuk bie dakort me kryeministrin.
Përkundrazi dalja e tij duke mos kërkuar ndjesë për dështimin dhe në fakt një vrasje të paralajmëruara që mund të parandaloheshin nga të gjitha strukturat shtetërire. Nëse kjo strukturë do të funksiononte. Këto raste tregojnë dështimin e shkollave, sigurisë dhe paketave të sigurisë në shkolla, qoftë edhe për buxhetin e arsimit që është më I ulti në rajon dhe kështu vazhdon edhe për 2025.
Nuk mund të fajësojmë rrjetet sociale duke hequr fokusin nga përgjegjësia që ka kjo qeveri, institucionet, por padyshim unë e thash që të gjithë jemi përgjegjës në këtë situatë. Por përgjegjësi kryesorë është kjo qeveri. Ministria e Arsimit,





















