Aksident në Bulqizë, makina bie në greminë, humb jetën shoferi, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, ku një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë plagosur dy pasagjerë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës bëjnë me dije se aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtues të tjerë të automjeteve të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancë.

Sigal

Ndërkohë policia dhe ambulanca të cilët kanë arritur në vendngjarje kanë bërë të mundur transportimin e sy të plagosurve drejt spitalit të Bulqizës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.