Plagosën policin grek në kufi, kush janë shqiptarët e arrestuar

455
Sigal

Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, midis një grupi grabitësish shqiptar dhe policisë greke ku i plagosur mbeti një polic grek.

Ngjarja ndodhi në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, në momentin kur policia greke pikasi një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Të arrestuar në këtë ngjarje janë E. Ismaili 16-vjeç. Sulo Ismaili 46 vjeç, i arrestuar nga fshati Janjar në Sarandë.

Ndërkohë që 16-vjeçari është djali i shtetasit Astrit Ismaili nga fshati Janjar i Sarandës, ndërsa babai tij njihet pë precedentët penalë për grabitje në Sarandë dhe Greqi.

Vasili Jojaka, deputet në zonën e Igumenitcas ka uruar policinë e Thesprotisë.

‘Shumë urime për Drejtorinë e Policisë së Thesprotisë, për Njësitë e Ruajtjes së Kufirit dhe Komisariatin e Filatit për shkatërrimin e grupit që kryente grabitje kafshësh në zona kufitare të qarkut tonë! Shërim të shpejtë policit që u plagos gjatë operacionit’

Image

Image