Tentoi të vriste veten, policia nxjerr të gjakosur 30-vjeçarin në Patos

524
Sigal

Një 30-vjeçar, në gjendje depresive, ka tentuar të vrasë veten ne thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Patosit mëngjesin e sotëm. Ai është mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton, ndërsa ka qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit. Ai është identifikuar si Neli Xhelaj rreth 30 vjeç.

Policia ka mbërritur në kohë dhe pas disa orësh negociata ka arritur ta nxjerrë të riun nga banesa, duke i shpëtuar jetën. Ai është transportuar në spital me plagë të shumta, por jashtë rrezikut për jetën.