Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

522
Sigal

Fitim Zekthi, anëtari i Kryesisë së PD-së, është dënuar në nëntor të vitit 2003 për mashtrim.

Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht, një fakt të tillë, ku ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit, ku justifikohet se dënimi ndaj tij nuk është ekzekutuar.

Por, e vërteta qëndron ndryshe.

Image

Denoncimi ndaj Zekthit

Sipas një dokumenti me numër 103 i datës 16.01.2003, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka referuar në Prokurorinë e të njëjtit qark, materialet në ngarkim të shtetasit Fitim Zekthi, për veprën penale të mashtrimit, parashikuar  nga neni 143 i Kodit Penal.

Dokumenti është i firmosur nga Drejtori i Policisë së Elbasanit që në atë kohë ka qenë Niko Brahimaj.

Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi është denoncuar me 16 Janar 2003, nga kushërira e tij, V. Zekthi për mashtrim.

Sipas Policisë, Zekthi e kishte mashtruar kushërirën duke i marrë një sasi të konsiderueshme parash, dhe një pasaportë personale.

“Kushërira V. Zekthi ka dashur të shkojë tek i fejuari i saj që ndodhet në Angli dhe për këtë ka biseduar me Fitimin, nëse mund ta ndihmonte për t’i nxjerrë një vizë të rregullt turistike për atje.

Fitimi i ka premtuar se do ta ndihmonte dhe i ka kërkuar pasaportën dhe certifikatën personale dhe herë pas herë ai i ka marrë edhe shuma të ndryshme  kartmonedhash që shkojnë 1 250 dollarë amerikan dhe 700 000 mijë lekë të vjetra, duke e mashtruar me justifikimin se vizat po i vonon ambasada”, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Bledar Çeliku.

Pas këtyre hapave, kushërira, denoncuesja, V. Zekthi e ka takuar edhe herë të tjera për t’i marrë pasasportën  dhe lekët e dhëna, por Fitimi është justifikuar, duke e mashtruar në mënyra të ndryshme.

Fitim Zekthi në vitin 2003 është larguar nga Beleshi dhe është vendosur në Tiranë dhe nuk i ka dhënë adresë të saktë kushërirës.

Pra, ka marrë paratë dhe është zhdukur.

Ky denoncim ka kaluar më pas në duart e Prokurorit të rrethit  Gjyqësor, Elbasan, Dritan Gripshi.

CNA.al do të sjellë në ditët në vijim dokumente se si Fitim Zekthi, mashtroi kushërirën  për vizën angleze  çfarë vendosi gjykata, sa seanca gjyqësore janë mbajtur, çfarë kërkoi prokuroria në pretencë, si u dënua me burg, Fitim Zekthi dhe se si ka gënjyer se nuk i është ekzekutuar dënimi./CNA.al

Image