“Si t’i japësh ISIS-it çmimin Nobel për Paqen” – Ambasadorja Kim masakrohet në komente pas çmimit për Dvoranin

255
Sigal

Një deklaratë e Departamentit Amerikan të Shtetit, për dhënien e çmimit ‘Kampion i Antikorrupsionit’ ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, praktikisht plasi dje “barutin” në Tiranë.

Dvorani ishte akuzuar vazhdimisht nga presidenti Ilir Meta se kishte tentuar të kapte drejtësinë përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij në krye të KED-së, e madje dhe Komisioni i Venecias arriti në përfundimin se ai kishte krijuar një situatë antikushtetuese me dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. E ky çmim u mor si një sinjal shumë i fortë i DASH-it për presidentin Meta.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u krenua në “Twitter” për arritjen e Dvoranit për çmimin e ri, të gjitha këto nuk mund të liheshin në harresë nga ndjekësit e tij, të cilët shkruajnë se këtë çmim më mirë ta merrte vetë Rama, se për “Dvoranin nuk dimë të ketë goditur ndonjë korrupsion”, ndërsa ironizohet masivisht marrja e këtij çmimi.

Në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook, apo të llogarisë personale të ambasadores Kim në “Twitter” ka patur gjithashtu një fluks komentesh, ku shumë njerëz i kanë shkruar asaj se të shpallësh Dvoranin si kampion të Antikorrupsionit është njëlloj sikur t’i japësh ISIS-it çmim Nobel për Paqen, apo të cilësosh Ndranghetën si OJQ Bamirëse.

Madje kishte nga ata që thonin që përderisa mori Dvorani një çmim të tillë, pritet që SHBA-ja të dekorojë dhe ish-diktatorin Enver Hoxha gjithashtu.

Një tjetër koment i përsëritur disa herë ishte mbi dyshimet që ngrinin disa se kush është administratori i faqes së Ambasadës Amerikane, me një pjesë që sugjeronte drejtorin e Komunikimit të Kryeministrisë Endri Fugën, e të tjerë botuesin Carlo Bollino./Hashtag.al

Të tjera komente:

hashtag.al