Pse tani më shumë se kurrë duhet të jeni optimistë

197
Sigal

Eshtë shumë normale që me çfarë po ndodh aktualisht në botë të ndjejmë pesimizëm dhe të përpiqemi më shumë për t’u kapur pas gjërave që na japin shpresë. Pandemia e bëri njerëzimin të përballet me sfida në thuajse të gjitha fushat e jetës: vështirësoi financat, stilin e jetës, marrëdhënien mes njerëzve dhe paralizoi lëvizjen.

Në kushte si këto, psikologët iu sugjerojnë njerëzve të gjejnë gjëra që i mbushin me shpresë dhe optimizëm, pasi vetëm kështu mund të kemi reagime pozitive në shëndetin mendor dhe atë fizik.

Bazuar në një studim të bërë në 2019-ën, individët që shfaqnin nivele më të larta të optimizmit kishin më shumë shanse për t’u plakur në mënyrë të shëndetshme dhe për të jetuar më gjatë se të tjerët. Ky grup njerëzish gjithashtu është më i prirur për të ndërvepruar në aktivitete fizike, dieta të shëndetshme dhe gjithashtu për të qëndruar larg veseve.

Madje, ka disa prova që tregojnë lidhjen mes të qënit optimist dhe riskut të reduktuar të hipertensionit dhe obezitetit. Me pak fjalë, tani më shumë se kurrë duhet të shihni nga ana e ndriçuar e jetës. Nëse po pyesni “si” me vete, ndiqni këshillat më poshtë.

1. Merrni në kontroll jetën

Besoni që e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja dhe se keni fuqinë për ta bërë të ndodhë kështu.

2. Mbusheni ditën me lajme të mira

Pavarësisht se në periudhë pandemie kjo vjen me vështirësitë e veta, fokusohu tek e mira. Eshtë ok nëse për pak ditë zgjidhni të mos shihni lajme apo të mos lexoni asgjë, aq më tepër nëse këto kohë keni vuajtur nga ankthi apo trishtimi.

3. Praktikoni mirënjohjen

Përsëritja vetes ose shkruaj diku për gjithë gjërat që je mirënjohës. Duke praktikuar sjelljen e mirë dhe përuljen do t’i rrisni shanset vetes për t’u ndjerë më i lumtur dhe optimist.

4. Fajësoni fatin e keq!

Pesimistët mund të mësojnë të bëhen optimistë duke rimenduar edhe njëherë mënyrën se si reagojnë ndaj gjërave. Njerëzit optimistë kanë tendencën t’i shohin gjërat e këqija si ndodhi të përkohshme dhe fajsojnë rrethanat e jashtme, ndërsa me njerëzit pesimistë, ndodh e kundërta.

5. Mendoni për kohën e mirë që ju pret!

Planifikoni aktivitete që mund të realizohen në këtë periudhë dhe mendoni rreth detajeve. Do të ndiheni më mirë.