Shtyu me duar gazetaren/ Organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së gazetarëve, dënojnë veprimin e Ramës

16
Sigal

Gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta u përball sot me një cënim fizik nga kryeministri Edi Rama, gjatë një dalje të tij për mediat, ku ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetares se si përfitonte publiku nga planet për të dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump.

Vetëm pak minuta më vonë, vërshuan reagimet nga disa prej organizatave më të mëdha të të drejtave të gazetarëve, ku Media Fredoom EU, ngre shqetësimin teksa shkruan:

“Jemi të tmerruar nga sjellja shqetësuese e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj një gazetareje.

Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me mirësjelljen bazë . Udhëheqësit duhet të respektojnë punonjësit e medias në vend që të frikësojnë ata që kërkojnë të vërtetën.”

Image

Ndërsa, Ricardo Gutiérrez sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, shkruan se do të donte ta dinte, se si do të ndjehej kryeminstri Rama, nëse takimin e ardhshëm ai do i jepte një puthje në faqe?

Image