Shtyhet mbledhja e konstituimit të këshillit bashkiak të Pukës, shkak mungesa e konsensusit

424
Mosarritja e konsensusit mes dy forcave të maxhorancës Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka sjellë shtyrjen e mbledhjes për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Pukës. Sipas burimeve nga këshilltarët e majtë, PS dhe LSI nuk ranë dakord për kryetarin e Këshillit. Mbledhja ishte lajmëruar sot në orën 11:00 ndërsa pas mos gjetjes së konsensusit është shtyrë për të martën në orën 11:00.
Sigal