Shtetarët që kanë marrë miliarda me tenderë/ Ja deputetët dhe politikanët që kanë përfituar 111 miliardë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë apo konflikt interesi. Lidhjet nepotike të oligarkëve me qeveritarët e lartë të Rilindjes, emrat dhe tenderët që kanë fituar

563
Sigal

Lidhjet nepotike të oligarkëve me qeveritarët e lartë. Ja deputetët e PS që përfituan 111 miliardë lekë nga tenderat

 

Shtetarët që kanë marrë miliona me prokurim të drejtpërdrejtë dhe në konflikt interesi

 

Marrja e tenderëve ka qenë një debat që gjithmonë ka qenë në politike, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën. Po kur akuzat mes palëve janë të forta, provat flasin se disa deputetë kanë marrë tenderë në kundërshtim me ligjin. Sipas një raporti të publikuar së fundi, tregohet se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë marrë tenderë dhe pse ligji i ndalon. “Deputetët e Partisë Socialiste, nëpërmjet 5 shoqërive, kanë përfituar 428 tenderë, pra 19% të tenderëve të përfituara nga oligarkët, me vlerë 111 miliardë lekë ose 89,2 milionë euro pra 32% e vlerës së përfituar nga oligarkët”, thuhet në raport. Ilir Beqaj, Sadri Abazi e Xhemal Qefalia, janë disa nga deputetët e Partisë Socialiste që kanë marrë tenderë në vitet e fundit.

RAPORTI I PLOTË

 

PËRMBLEDHJE MBI TENDERËT E PËRFITUARA NË 2014 – 2019

 

AGRON PAPULI

Nëpërmjet tre shoqërive CLASSIC shpk, HYUNDAI AUTO ALBANIA shpk dhe TIRANA AUTO shpk, ka përfituar 144 tenderë, me vlerë 23 miliardë lekë ose 18,4 milionë euro. Nga të cilat, 24 pa garë, me vlere 289 milionë lekë ose 232 mijë euro

 

ALBAN EFTHIMI

Nëpërmjet dy shoqërive ATELIER 4 shpk dhe SEED CONSULTING shpk, ka përfituar 57 tenderë, me vlerë 6,9 miliardë lekë ose 5,5 milionë euro. Nga të cilat, 9 pa garë, me vlerë 1,2 miliardë lekë ose 957 mijë euro.

ARMAND FRANG

Nëpërmjet dy shoqërive ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS ABS shpk dhe B360 shpk, ka përfituar 50 tenderë, me vlerë 21,9 miliardë lekë ose 17,5 milionë euro. Nga të cilat, 5 pa garë, me vlerë 133 milionë lekë ose 107 mijë euro.

ILIR BEQAJ

Nëpërmjet dy shoqërive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka përfituar 148 tenderë, me vlerë 45 miliardë lekë ose 36 milionë euro. Nga të cilat, 3 pa garë, me vlerë 120 milionë lekë ose 96 mijë euro.

 

PANDELI CARAPULI

Nëpërmjet shoqërisë EUROCOL shpk, ka përfituar 9 tenderë, me vlerë 18,6 miliardë lekë ose 15 milionë euro. Nga të cilat, 3 pa garë, me vlerë 1,7 miliardë lekë ose 1,3 milionë euro.

 

SAFET GJICI

Nëpërmjet tre shoqërive EUROGJICI SECURITY shpk, KEVIN KONSTRUKSION shpk dhe TONI SECURITY shpk, ka përfituar 365 tenderë, me vlerë 43,1 miliardë lekë ose 34,5 milionë euro. Nga të cilat 175 pa garë, me vlerë 4,1 miliard lekë ose 3,3 milionë euro.

 

VILMA NUSHI

Nëpërmjet dy shoqërive TRIMED shpk dhe MARKETING & DISTRIBUTION shpk, ka përfituar 1094 tenderë, me vlerë 16,3 miliardë lekë ose 13 milionë euro. Nga të cilat, 287 pa garë, me vlerë 1,7 miliardë lekë ose 1,3 milionë euro

 

XHEMAL QEFALIA

Nëpërmjet shoqërisë DAJTI PARK 2007 shpk, ka përfituar 106 tenderë, me vlerë 10,8 miliardë lekë ose 8,7 milionë euro. Nga të cilat, 25 pa garë, me vlerë 2 miliardë lekë ose 1,6 milionë euro.

SADRI ABAZI

Nëpërmjet shoqërisë ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka përfituar 82 tenderë, me vlerë 44,3 miliardë lekë ose 35,5 milionë euro. Nga të cilat, 15 pa garë, me vlerë 2 miliardë lekë ose 1,6 milionë euro.

 

SHKELQIM FUSHA

Nëpërmjet shoqërisë FUSHA shpk, ka përfituar 135 tenderë, me vlerë 110 miliardë lekë ose 88,2 milionë euro. Nga të cilat, 44 pa garë, me vlerë 11,9 miliardë lekë ose 9,5 milionë euro.

 

PËRFUNDIM:

11 Oligarkët, nëpërmjet 19 shoqërive, kanë përfituar 2282 tendera, me vlerë 352 miliard lekë ose 281 milion euro. Nga të cilat, 646 pa garë, me vlerë 27,3 miliard lekë ose 22 milion euro.

PËRMBLEDHJE MBI TENDERËT E PËRFITUARA NGA DEPUTETËT E PARTISË SOCIALISTE 2014 – 2019

 

ILIR BEQAJ

Nëpërmjet dy shoqërive INTECH + shpk dhe FASTECH shpk, ka përfituar 148 tenderë, me vlerë 45 miliardë lekë ose 36 milionë euro. Nga të cilat, 3 pa garë, me vlerë 120 milionë lekë ose 96 mijë euro.

 

SADRI ABAZI


Nëpërmjet shoqërisë ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUSTION shpk, ka përfituar 82 tenderë, me vlerë 44,3 miliardë lekë ose 35,5 milionë euro. Nga të cilat, 15 pa garë, me vlerë 2 miliardë lekë ose 1,6 milionë euro.

 

XHEMAL QEFALIA

Nëpërmjet shoqërisë DAJTI PARK 2007 shpk, ka përfituar 106 tenderë, me vlerë 10,8 miliardë lekë ose 8,7 milionë euro. Nga të cilat, 25 pa garë, me vlerë 2 miliardë lekë ose 1,6 milionë euro.

 

PËRFUNDIM:

 

Deputetët e Partisë Socialiste, nëpërmjet 5 shoqërive, kanë përfituar 428 tenderë pra 19% të tenderëve të përfituara nga oligarkët, me vlerë 111 miliardë lekë ose 89,2 milionë euro pra 32% e vlerës së përfituar nga oligarkët. Nga të cilat, 99 pa garë pra 15,3% e tenderëve pa garë të përfituara nga oligarkët, me vlerë 6,3 miliardë lekë ose 5 milion euro pra 23% e vlerës pa garë të përfituar nga oligarkët. Dosja.al