Shqyrtohet nesër ankimimi i Berishës për vendimin e KQZ-së, përcaktohet relator Ledio Braho

75
Sigal

Komisoni i Ankimimeve dhe Sanksioneve  nëpërmjet një shorti elektronik ka përcaktuar si relator Ledion Brahon, për ankimimin e Sali Berishës ndaj vendimeve të marra në KQZ në lidhje me PD-në. Ai kërkon pezullimin e regjistrimit të subjektit PD-së me nënkryetar Alibejan deri në momentin që të jepet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Nesër do të zhvillohet dhe shqyrtimi i kërkesës.

𝐇𝐢𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐚𝐧𝐤𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐫. 𝟑𝟔

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u depozitua kërkesa ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha””.
Sot, u hodh shorti për përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 36 dhe rezultatet e shortit përcaktuan relator, z. Ledio Braho.
Shyqrtimi paraprak i kërkesës ankimore do të bëhet ditën e Martë, datë 21.03.2023.