‘U shit si mrekullia e sistemit’/ Vasili: Vettingu degradoi, anëtarët nën hetim nga SPAK!

166
Sigal

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur rezerva të forta nga Kuvendi ndaj reformës në drejtësi dhe veçanërisht Vettingut. 

Nga Foltorja e Kuvendit, Vasili tha se anëtarët e komisioneve të Vettingut, duhet të ishin figura të pastra, por disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK.

Reforma në Drejtësi u miratua pas një analize të sistemit. U kërkua të mos fuste duart politika, nuk u lejua Ministria e Drejtësisë së kohës të propozonte një rresht të vetëm. Cila është Reforma e Drejtësisë pas rrëmbimit të pushtetit nga socialistët. Dhjetra ligje u propozua vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Nuk u konsultuan me Komisiionin e Venecias që ishte parakusht. Nuk u zbatuan asnjëherë, u ndryshuan pa u zbatuar. Shkojmë më tej, marrja e diamantit, e ashtuquajtura e reformës në drejtësi, ishte vetingu. U shit si mrekullia e sistemit. Duhej të ishte proces solid.

Anëtarët e saj duhet të ishin të pastër, qelibar të pastër. Vetting me njerëz të papastër si anëtarë, nuk mund të kishte. Shumica e anëtarëve u zgjodhën sipas ligjeve nepotike, apo dhe anëtarë të caktuar që përbëjnë komisionet e larta të KLGJ-së dhe KLP-së. 3 këmbë kishte vetingu, integriteti i figurës, vlerësimin profesional dhe atë të pasurisë. Degradoi në një inspektoriat të deklarimit të pasurisë të rëndomtë. Ndërsa dy të tjerat, ato që i kishin dhembur shqiptarëve në shpirt, profesionalizmi, integriteti i figurës, ishin kritere periferike. 90% e tyre u larguan për shkak të pasurisë.

Vijmë tek pastërtia e Vettingut, i larguan gjyqtarët anëtarët e Vettingut të cilët janë në ndjekje nga SPAK për pasurinë. Çfarë integriteti ka këtu. Pastërtia e Vettingut duhej të ishte e padiskutueshme. Mbyllnin sytë përpara gjyqtarëve me probleme të mëdha dhe të preferuar të qeverisë, ndërsa tek gjyqtarë të tjerë, shihnin edhe qimen. Kontrasti është se gjyqtarët e vetingut ndodhen në SPAK, ndërsa ata të larguar nga vetingu, i është mbyllur dosja nga SPAK. Çfarë ka ndodhur për qytetarin e thjesht. I janë shtuar çështjet i janë bërë me mijëra. Nga 180 ditë që kërkonte mesatarja për një dosje, ka shkuar në 700 ditë. Janë larguar dhjetra gjyqtarë, nuk dihet nëse ka një strtategji për ta mbushur” – tha Vasili.