Shqipëria e fundit në Europë, Meta: Të rriten urgjentisht testimet për koronavirusin

216
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vënë alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të “ëorldometer”.

Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë dhe thotë se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH. Sipas tij, kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

POSTIMI:

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.