‘Shpërthimi’ i Metës: Do shpërndaja Parlamentin dhe Qeverinë nëse ‘pushtohej’ Kushtetuesja

77
Sigal

Presidenti Ilir Meta rrëfeu sonte se ka qenë pranë shpërndarjes së Parlamentit dy vite më parë. 

Protesta e 2 marsit, tha Meta, ngriti popullin në këmbë për të mbrojtur Kushtetutën.

Me tone të ngritura, Meta deklaroi se nëse nuk ndalej nisma e mazhorancës për të marrë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese, ai do të shpërndante Parlamentin dhe Qeverinë.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, u shpreh Ilir Meta.