Shpërthen Mediu në Kuvend Luan Ramës: Ik ore bastard!

425
TIRANË – Debate të ashpra të cilat kanë rrezikuar të kalojnë në përplasje fizike mes deputetëve janë shfaqur në sallën e parlamentit në seancën plenare të kësaj të enjteje ne lidhje me denoncimin e LSI-se per shtim te votuesve fiktive nga ana e Bashkise se Vores e cila drejtohet nga Fiqiri Ismaili, i cili edhe ne keto zgjedhje garon nen siglen e Partise Demokratike. 
Pas fjalëve të mbajtura në foltoren e Kuvendit të dy deputetëve Luan Rama dhe Fatmir Mediu për denoncimin e LSI-së për Vorën, debati ka vazhduar edhe në karriget e deputetëve. Pasi është ulur në vendin e tij, Mediu ka nisur debat të ashpër me deputetin tjetër të LSI-së Robert Bitri të cilit mësohet t’i ketë thënë: Hajde dalim jashtë, ta tregoj unë. Kjo situatë, mësohet se erdhi pas ndërhyrjes nga karrigia të Bitrit në debatin për shtimin e votuesve fiktivë në Bashkinë e Vorës.
Më tej Mediu i është drejtuar edhe sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama të cilit është i drejtuar me fjalë fyese: Ik ore bastard.
Për të qetësuar situatën dhe për të mos degraduar në përplasje fizike mes deputetëve është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre.
Ora 15:50 Debatet mes Mediut dhe Luan Rames per “Voren”
Debate shumë të ashpra ka patur edhe në Kuvend në seancën e sotme plenare lidhur me çështjen e listave zgjedhore në Vorë pas denoncimit të mëparshëm nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama për blerje votash edhe në seancën plenare .
Sekretari i përgjithshëm i LSI ka denoncuar edhe në seancën e kuvendit rregjistrimin e padrejtë te rreth 600 votuesve pa qënë në listat e zgjedhjeve. Rama nga foltorja e kuvendit shtoi se i njëjti noter ka firmosur kontrata false duke rregjistruar dhe shtuar në lista keta votues.
“Heshtja e prokurorisë për trafikimin e votove skandaloze. Dua të sjell disa shembuj skandaloz. Heshtja e prokurorisë për të çuar trafikantët kta trafikantë që duan të tjetërsojnë vullnetin e qytetareve është për të ardhur keq. Në Vorë 600 votues janë shtuar me kontrata fallso nga i njejti noter.Luan Beta shef i urbanistikes në Bashkinë e Vorës figuron votues në Vorë por banon në Durrës bashkë me veta ka marrë dhe 10 banues të tjerë. Kjo është njëra anë,ana tjetër në krye të kësaj noteri Shaban Gjoka i kryetarit të Bashkisë Vorë i cili ka firmosur 480 akte noteriale kontrata false. Vjerri i një deputeti nga Tirana ka cuar dok për të votuar në Vorë”- u shpreh Luan Rama në Kuvend.
Ndërkohë mjaft i shpejtë ka qënë edhe reagimi i kryerepublikanit Fatmir Mediu fillimisht nga vendi e më pas duke marrë fjalën në foltore. Mediu tha se debatet janë të turpshme duke shtuar se mazhoranca së bashku me policinë e shtetit po torturojnë qytetarë.
“Nuk do doja të hyjë në debat është e turpshme ajo që ndodh ktu përgojon njerëz që nuk janë ketu. Më shumë se një muaj merrni së bashku me policinë 7 8 veta në jave dhe i përgojoni i dhunoni që të tërhiqen nga gara. Kërkoni dorëheqjen se nuk doni garë. Mos genjëjmë hapur është situatë më problemkatike shko kandido vetë i drejtohet Luan Ramës, .-tha Mediu duke vazhduar sërish nga vendi replika lidhur edhe me çështjen e bllokimit të fabrikës së miellit të kandidatit të opozitës në Vorë. 
Sigal