SHKODER-LRI, strategji për promovimin e talenteve të reja

506
Sigal

Lëvizja Rinore për Integrim e Shkodrës organizoi këtë fundjavë një sërë aktivitetesh sportive ku qindra të rinj nga i gjithë rrethi morën pjesë dhe garuan në disiplina të ndryshme sportive si tenis, futboll, volejboll, basketboll etj.  Në një prononcim për mediat, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, u shpreh se LRI do të hartojë strategji dhe politika të cilat do të bëjnë të mundur promovimin e talenteve të reja në të gjitha fushat. Braimllari deklaroi se ky është një mesazh i qartë për klasën politike pasi jeta nuk është vetëm politikë por është edhe sport, art e kulturë.  “Ky aktivitet sportiv e social organizohet në kuadër të një sërë aktivitetesh që LRI po organizon në të gjithë Shqipërinë. LRI do të hartojë një sërë strategjish në shërbim të të rinjve, në shërbim të sportit por mbi të gjitha një strategji në shërbim të talenteve të reja, pasi ne shohim që jo vetëm në Shkodër por në të gjithë qytetet e Shqipërisë kemi një sërë talentesh të reja të cilët duhen promovuar dhe vlerësuar sepse ato janë një vlerë e shtuar për vendin tonë”, tha ndër të tjera kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu edhe i deleguari i LSI-që për Qarkun Shkodër, Gëzim Podgorica, Kryetari i LSI-së për Rrethin Shkodër, Nikolin Dedvukaj si dhe kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Shkodrës, Rozafa Zmijani.