Sherr në komisionin e CEZ/ Berisha: Ajo që më bëri të largohem, Balla mashtroi hapur

424
Sigal

Ka
nisur me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, ku është
thirrur si dëshmitar për herë të parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i
fundit i ka thënë kreut të komisionit, Taulant Balla se është i dënuar dhe nuk
ka paguar gjobën, madje e ka quajtur edhe ‘përdhunues’. Ndërsa deputeti Ristani
ka kërkuar largimin e Ballës, për konflikt interesi. Nga ana tjetër Balla tha
se nuk ka asnjë gjobë dhe i kërkoi Berishës të betohet se do të thotë të
vërtetën. Pas kërkesës së opozitës, deputeti tjetër socialist Pjerin Ndreu tha
se ky nuk është një gjykim por hetim dhe se Berisha nuk është i pandehur por
dëshmitar për një çështje që ka dijeni.

DEBATET

Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën

Balla: S’kam
asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.

Ristani: Nuk
mund të vazhdojë seanca kështu.

Balla: Ju
lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri

Ristani: Komisioni
nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të
procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.

Balla: Nuk
kam asnjë konflikt interesi.