Shërohet pacienti 0, Presidenti Meta: Ky është lajm i jashtëzakonshëm!

472
Sigal

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të Ministrisë së Shëndetësisë për daljen negative të analizave të pacientit të parë më koronavirus në Shqipëri.

Postimi i plotë i Presidentit:

“I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira! Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!  Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!

Shembuj të shkëlqyer frymëzimi! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”.