Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, një 33-vjeçar i vdekur

48
Sigal

Njoftim i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.