“Shengeni Ballkanik” i Rama-Vucic, ëndrra e “Jugosllavisë së Re”, na largon nga Europa

761
Sigal

Nga Prof.Tritan Shehu

Rama- Vucic në dakordësi për një “Shengen” të Ballkanit ringjallin një teori të vjetër e të rrezikshme veçanërisht për shqiptarët, e përputhshme kjo me ëndrrat e Serbisë, e sponsorizuar nga politika skeptike europiane për Rajonin, nga forca të brendshme jo europeiste, si dhe nga shtete lindore prezente në këtë hapësire, që për interesat e tyre duan ta mbajnë atë jashtë BE. Kjo deklaratë aventureske e Ramës vjen mbas goditjes që i dha atij Bundestagu edhe për çështjen e kufijeve e kërkon të mashtroje shqiptarët se ky “Shengen” mund të zëvendesojë për neve BE-në, apo se integrimi do të jetë kolektiv e jo sipas standarteve të çdo vendi. E vetmja e ardhme për ne është të koncentrohemi secili e si Rajon në përmbushjen e standarteve europiane, të cilat në procesin e integrimit do të na bashkojnë me Europen, do të çvleresojnë kufijtë tanë dhe do të na afrojnë ngushtësisht me njëri tjetrin si pjesë e BE e jo si e një tjetre Jugosllavie. Nëqoftëse Rama me Vucic, kërkon ta kthejë këtë “inisiativë” edhe në një hakmarje apo kërcenim për Europën, ai veçse na kujton Don Kishotin duke i bërë të gjithë të gajasen, por ndërkaq po dëmton rëndë interesat tona më të mëdha kombëtare. Ky skenar Rama-Vucic, antishqiptar e anti europeist, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur.