Shëndetësia falas, Basha: Qeveria ka dështuar, mashtrim elektoral

395
Sigal

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me projektin e saj për shëndetësinë. Në në konferencë të opozitës mbi shëndetësinë, Basha ka thënë se shëndetësia falas e premtuar nga mazhoranca është dhe mbetet një mashtrim elektoral.“Do ndalem tek shëndetësia falas, këtu koefiçenti i mashtrimit është i lartë. Është një mashtrim elektoral. Premtimi për shëndetësinë falas është një dëshirë naive. Dhe unë iu them tërhiquni publikisht nga ky premtim, dhe në aspektin politik ky do të ishte një fitim për mazhorancën. Edhe gjatë fazës elektorale kanë premtuar  gjera të parealizuara. Shëndetësia  është parathënia e një skeme korrupsioni, një mafia e strukturuar për shkak se shëndetësia është gjithmonë një mall në treg. Jo vetëm nuk ka përmirësime por po kapen sektorë të ndryshëm nga një klientelë e ngushtë nga pushteti”, ka thënë Basha.