Kryemadhi me të birin: Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare

559
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar një fotografi me të birin sot, gjatë pushimeve që janë duke kaluar në Kosovë. Kryemadhi tregon: “Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot.

Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve.”